Angelina Jolie ka dorëzuar letrat për divorc nga Brad Pitt. Ky mund të konsiderohet edhe si divorci i shekullit.
Çifti kanë 12 vjet së bashku.
TMZ raporton se Jolie ka nisur procedurën e shkurorëzimit nga Brad Pitt të hënën, ndërsa ka kërkuar kujdestarinë për 6 fëmijët e tyre.
Lajmi është konfirmuar edhe nga avokati i aktores, Robert Offer. Ai ka pohuar se ky vendim është marrë për “të mirën e familjes”.
Ky mund të konsiderohet edhe si divorci i shekullit, pasi bëhet fjalë për një ndër çiftet më të përfolura në Hollywood, e në mbarë botën.
Çifti në fjalë nisi të frekuentohej prej vitit 2004, ndërsa u martuan në gusht të vitit 2014.
Jolie nuk ka kërkuar mbështetje bashkëshortore në procesin e divorcit. Wasser njihet për përfaqësimin që bëri së fundi të Johnny Depp në gjykatë, në procesin e ndarjes së tij nga këngëtarja Amber Heard.
Jolie e ka bërë publike edhe datën e ndarjes, duke përcaktuar 15 shtatorin e 2016 si ditën, për të cilën duket se nuk do të pendohet, edhe pse ishin një nga çiftet më të dashura në sytë e të gjithë botës.
Dyshja e aktorëve nuk janë parë së bashku gjatë muajve të fundit, teksa u shfaqen vetëm në nëntor të 2015-s bashkë në një event që promovonte filmin “By the Sea”. Ky do të jetë divorci i tretë për Jolie, e cila ka qenë e martuar më herët me yllin e “Sherlock”, Johnny Lee Miller, si dhe Billy Bob Thornton.
Ndërsa martesa e parë e Pitt ka qenë me aktoren Jennifer Aniston, e cila përfundoi në vitin 2005, pikërisht për shkak se u zbulua marrëdhënia e tij me Jolie, të cilën e takoi gjatë punimeve për filmin “Mr. dhe Mrs. Smith”.