Një pikturë e ish-kryeministrit britanik, Winston Churchill, e cila ishte pronë e aktores Angelina Jolie, është shitur për shtatë milionë funte në Londër.
Çmimi i shitjes ishte pothuajse katërfishi i vlerësimi më të lartë të para-shitjes, duke e mundur rekordin e parë që ishte shitur për 1.8 milionë funte, shkruan BBC.
Kulla e Xhamisë Koutoubia ishte pikturuar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe i ishte shitur një të panjohuri.
Piktura në fjalë është cilësuar si “puna më e rëndësishme e Churchillit”, duke shfaqur peisazhin e vetëm të pikturuar të asaj kohe.