Shumica e femrave hezitojnë të tregojnë moshën e tyre, por kjo nuk qëndron për Jonida Maliqin.
Këngëtarja këto ditë ka festuar ditëlindjen e saj, ndërsa ka dëshmuar se nuk e ka problem të tregojë se vjet i ka mbushur.
Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ajo ka treguar vitin e lindjes (1983) që do të thotë se Jonida i ka mbushur 34 vjet
Për më shumë, është interesant edhe mbishkrimi i fotografisë që ka zgjedhur: “Edicion i limituar”.
Këngëtarja është kujdesur që t’i falënderojë të gjithë ata që ia kanë uruar ditëlindjen: “Faleminderit shumë të gjithëve për urimet e përzemërta. Ditëlindja ime”
https://www.instagram.com/p/BSHcYALjwOn/