Pak kohë më parë u zyrtarizua lajmi i ndarjes së këngëtares Jonida Maliqi nga i shoqi Gent Prizreni.
Këtë verë janë pushimet e saj të para vetëm pas divorcit, por Jonida duket se po i kalon më së miri.
Ajo ka publikuar në Instagram momente prej tyre, ku shihet me bikini, duke shfaqur një trup mjaft në formë.
“Lloji im i verës”, shkruan këngëtarja e cila shihet e buzëqeshur. Megjithatë Jonida nuk bën me dije se me kë po i kalon pushimet, ndërsa në foto nuk shfaqet as djali i saj.
Nga lidhja 17-vjeçare e dashurisë me Gentin, Jonida u bë nënë e Danit të vogël, i cili po shkon rreth 6 vjeç.