Dita e sotme e ka gjetur Jonida Maliqin në Turqi për të festuar kështu 38-vjetorin e saj ndryshe nga vitet e mëparshme.
Këngëtarja ka pozuar në një restorant duke drekuar dhe si gjithmonë e kombinuar me ngjyra e duke shijuar gotën e verës.
“Më beso, më duaj, më kripos”, ka shkruar Jonida duke bashkangjitur në foto mbishkrimin edhe të vendit ku ka zgjedhur të festojë këtë vit, pa zbuluar se me kë ka udhëtuar.
Sakaq poshtë fotove nuk kanë munguar urimet e menjëhershme nga të gjithë miqtë e ndjekësit e Jonidës, të cilës i kanë shkruar ca fjalë zemre duke i uruar një ditëlindje të bukur.