Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të asaj që ai e quajti katastorfë humanitare në Gaza, të shkaktuar nga Izraeli.
Ai kërkoi zbatimin e ligjit ndërkombëtar dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara në konfliktin Hamas-Izrael.
Safadi theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e dërgimit të ndihmave humanitare urgjentisht dhe në mënyrë adekuate në Gaza.
Ai këto i tha pas një takimi me të dërguarin e OKB-së në Jordani, Sherri Ritsema-Anderson, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.