Gjeneral Brigade Jörg Rüter merr detyrën nga Drejtori në largim i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s Gjeneral Brigade Frank T. Best.
Sot, Gjeneral Brigade Jörg RÜTER ka marrë detyrën si Drejtor i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s. Ai ka marrë përsipër këtë përgjegjësi nga Gjeneral Brigade Frank T. BEST i cili udhëhoqi ekipin këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s që nga prilli i vitit 2020.
Gjeneral Brigade Frank T. Best lë prapa vetes një periudhë të suksesshme: “Viti im në Kosovë shkoi shpejt. Shpresoj, jo, jam i sigurt, se NALT bëri ndryshimin. Po largohem me kujtime të miqësisë së sinqertë dhe pata nderin të punoja me një ekip të jashtëzakonshëm.
Drejtori i ri i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral Brigade Jörg Rüter, ka ndërtuar një karrierë mbresëlënëse në Forcat e Armatosura Gjermane qysh nga viti 1985 atëherë kur edhe u bë pjesë e saj. Së fundi, ai shërbeu si Udhëheqës i Zyrës së Drejtorisë së Politikës së Forcave të Përgjithshme në Ministrinë e Mbrojtjes në Berlin.
Që nga gushti 2016, misioni i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s është të mbështesë zhvillimin e mëtejshëm të organizatave të sigurisë në Kosovë me mandatin e tyre origjinal, përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe koordinimit të edukimit dhe stërvitjes.