Ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Joschka Fischer, ka folur gjatë një interviste të gjatë për revistën “Der Spiegel” për rrezikun për luftë kundër Iranit, acarimin e raporteve transatlantike nën presidentin amerikan, Donald Trump, dhe për nevojën serioze që Gjermania të investojë me të madhe në të ardhmen e Bashkimit Evropian.
Fischer, i cili gjatë kohës së bombardimit ajror të Serbisë nga NATO-ja për shkak të krimeve të kryera në Kosovë, njihet për kritikat e tij të ashpra ndaj administratës republikane në Shtëpinë e Bardhë.
Ai gjithashtu vazhdimisht u bën thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian ta ruajnë projektin e madh integrues evropian që bashkoi ish-armiqtë e përbetuar, por që tani qeverisin bashkërisht në bllokun politik evropian.
“Shtetet e Bashkuara nën presidentin Donald Trump po e shkatërrojnë rendin botëror”, ka paralajmëruar ish-shefi i diplomacisë gjermane, mbështetës i madh i aleancës transatlantike, së cilës i janë lëkundur themelet me ardhjen e Trumpit në krye të fuqisë më të madhe botërore.