Joshua dënoi veten me 15 vjet “burgim” në ring për të shpëtuar nga krimi

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Anthony Joshua si i ri ishte përfshirë në rrahje në rrugë dhe në shitje të drogës para se kushëriri i tij ta bindte atë që të provonte boksin, në nëntor të vitit 2008.

Në vitin 2009 ai ishte në paraburgim në burgun e Readingut pas një zënke, dhe madje ishte arrestuar edhe në vitin 2011, ndërsa ishte me tuta të Britanisë së Madhe, pasi i ishin zënë 220 gramë kanabis. Ai u dënua me 100 orë punë pa pagesë për komunitetin, shkruan sot Koha Ditore.

Brenda vetëm katër vjetëve, ai ishte një kampion olimpik milioner dhe djalosh i artë britanik, e të shtunën mbrëma ai ka synim të rikthejë titujt e mëdhenj të boksit profesionist, që iu morën në qershor nga meksikani Andy Ruiz Jr.

Rikthimi i Joshuas ka qenë i jashtëzakonshëm. Ai ka shpaguar borxhet ndaj shoqërisë dhe ai beson se mentaliteti i tij do ta bëjë atë sërish mbret të peshës së rëndë në boks.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme