Kapaciteti i stadiumit Wembley në Londër për ndeshjen e boksit mes Anhtonyo Joshua dhe Wladimir Klitschko do të rritet nga 80.000 në 90.000 vende, ku do të barazohet rekordi britanik në një ndeshje boksi.
Sadiq Khan, kryebashkiaku i Londrës mblodhi zyrtarët e Network Raila, Transport for London dhe stadiumit Wembley, për t’u siguruar rritjen e kapaciteteve për 10.000 vende.
Kjo do të thotë se ndeshja e kategorisë së rëndë në të cilën dy boksierët më 29 prill do të luftojnë për Joushuin IBF rripin dhe titujt WBA dhe IBO do të mbahet para rekord 90.000 shikuesve.
Rekordi britanik i të gjitha kohërave është vendosur në vitin 1939 kur Len Harvey dhe Jock McAvoy luftuan para 90.000 shikuesve në White City në Londër.