Boksieri Amir Khan beson se Anthony Joshua duhet t’i zhvillojë dy apo tri meçe të tjera para se të përballet edhe një herë me Andy Ruiz Jr., pasi që kjo do t’i ndihmojë atij të jetë në formën më të mirë për rimeçin.
Anthony Joshua, 29-vjeçar, i humbi titujt e tij IBF, ËBO dhe ËBA pasi u mposht në meçin kundër Andy Ruiz Jr në Nju Jork më 1 qershor.
Meksikani e fitoi atë ndeshje, mirëpo promoteri i Joshuas, Eddie Hearn, e aktivizoi menjëherë klauzolën në kontratën mes tyre për ta zhvilluar edhe një rimeç, në fund të këtij viti.
Megjithatë, Khan beson se më e mirë për Joshuan që të ndeshet fillimisht me dy apo tre boksierë të tjerë, para se t’i kthehet meçin me Ruizin, në mënyrë që pastaj të jetë në formën e tij më të mirë.
“Nuk mendoj se ai duhet të përballet me Ruizin menjëherë. Nëse ai ndeshet sërish me të, do të jetë shumë e vështirë ta kalojë atë. Mendoj se do të ishte mirë për Joshuan që t’i zhvillojë dy apo tri meçe sa për ta rindërtuar veten dhe vetëbesimin e tij”, ka thënë Khan.
“AI nuk ka nevojë për këtë gjë, por përderisa e ke mundësinë të bësh diçka të tillë, është më mirë ta bësh. Në boks, njerëzit duan të të shohin vetëm në meçe të vështira. Nëse ai do të kishte fituar, atij t’i kërkohej të ndeshjet me Deontay Wilderin ose Tyson Furyn”.
“Ai është shumë i ri në kategorinë e peshave të rënda dhe kjo do t’ia jepte mundësinë t’i përmirësonte gjërat dhe të kthehej më i fuqishëm. Atëherë, kur t’i vijë kohë Wilderit dhe Furyt, ai do të ishte gati. Ndoshta disfata kundër Ruizit do të jetë bekim për të”.