Anthony Joshua ka kërkuar hakmarrje pas humbjes shokuese kundër meksikanit Andy Ruiz Jr, i cili e mposhti në raundin e shtatë me ‘knock-out’.
Britaniku pasi humbi titullin e kampionit botëror në 3 disiplina, thotë se tash do të boksoj në Britani, për të kthyer titujt.
“Do të qëndroj i dedikuar në këtë sport. Unë u mposhta nga një luftëtar shumë i mirë sonte. Do të jetë interesante të shihet deri ku mund të shkoj, por unë i uroj fat dhe ju them që do të kthehem” ka thënë Joshua për Sky Sports.