Anthony Joshua do t’i duhet të presë për përballjen me Deontay Wilderin, pasi Federata Botërore e Boksit (WBA) e ka urdhëruar të nënshkruajë marrëveshjen për luftë me Alexander Povetkin për të mbrojtur titullin.
Kampioni i WBC-së Wilder akoma s’ka nënshkruar kontratën për unifikim të divizioneve për përballjen me Joshuan për të gjithë titujt e kampionit të botës dhe WBA-ja tani më nuk po mund të presë negociatat. Federata Botërore e Boksit tani ka urdhëruar Joshuan që për 24 orë të përmbushë obligimet për titull.
Presidenti i WBA-së, Gilberto Mendoza i kishte ofruar Joshuas një muaj shtesë për të vazhduar bisedimet për luftë me Wilderin, por marrëveshja akoma s’është arritur dhe e ka thirrur britanikun që të finalizojë marrëveshjen me Povetkin që e sfidon për titullin WBA.
“Sot WBA-ja ka kërkuar një përgjigje nga ekipi i Joshuas për ndeshjen me sfiduesin Alexander Povetkin. WBA-ja ka lejuar një muaj shtesë për negociatat me Wilderin. Duket se ekipi i Wilderit nuk ka kthyer kontratën për meçin dhe ne kemi kërkuar një datë për përballjen e Joshuas me Povetkinin, me përgjigje të menjëhershme”, ka thënë ai.