Joshua tregon për herë të parë se kur mund të ketë një meç kundër Furyt ose Wilderit

| 13 Dhj 2019 | 14:36 | Nga

Anthony Joshua ka deklaruar se në vitin 2020 mund të ndeshjet me Tyson Furyn apo Deontay Wilder.

Britaniku ka fituar së fundi revanshin kundër Andy Ruiz Jr, duke i fituar rripat e humbur në kategoritë WBA, IBF dhe WBO.

Joshua deri para datës 4 qershor të vitit 2020, është i detyruar të ndeshjet me Oleksandr Usyk në WBO.

Por, pas këtij meçi, është i gatshëm të sfidojë Tyson Furyn apo Deontay Wilder.

“Ajo ka për të ndodhur në vitin 2020”, është përgjigjur Joshua për meçin e mundshëm kundër Fury ose Wilder, përcjell lajmi.net.

“Ne jemi në kategorinë e njëjtë, në epokën e njëjtë”.

“Nëse ata djem duan të bëjnë historinë, e veçanërisht Wilder i cili mban rripin e fundit, le ta bëjmë historinë”.

Të ngjashme