Monaco është një kantier i vërtetë ndërtimi në këtë sesion të merkatos dhe ardhja e Pepe me Fabregas pritet të shoqërohet edhe me largime.
Një prej tyre është Stevan Jovetic i cili nuk arriti të shpërthente asnjëherë në Principatë dhe është me valixhet në duar teksa destinatinacioni i ri mund të jetë Bundesliga ose Primera Division.
Schalke 04 është gati të bëjë një ofertë për 29-vjeçarin pasi ka nevojë për eksperiencën e tij por lojtari joshet edhe nga ideja për t’u rikthyer te Sevilla ku ka bërë shumë mirë 2 vite më parë. Spanjollët e shikojnë Jovetic si pasuesin e mundshëm të Muriel i cili u shit te Fiorentina.