Sulmuesi malazes, Stevan Jovetic është rikthyer aktualisht te Interi pas huazimit gjashtë mujor te Sevilla.
Por duket se ish-anëtari i Manchester Cityt do të largohet përsëri nga ‘Neroazzurrët’.
Trajneri Luciano Spalletti nuk e ka në planet e veta dhe i ka kërkuar larigmin, e ardhmja e malazesit është përsëri në kampionatin spanjoll La Liga.
Sevilla është duke kërkuar blerjen e tij dhe ka filluar negociatat me Interin.
“Andaluzianët” kanë ofruar 12 milionë euro për transferimin e përhershëm të Joveticit.