Ndërkohë që shumë preferojnë t’i kalojnë pushimet në bregdet, Jozefina Topalli zgjedh malin.
Ish-kryetarja e Parlamentit po pushon këtë fundjavë në malet e Veriut të vendit.
Ish-deputetja e PD-së ka zgjedhur të ndajë më ndjekësit e saj në “Facebook” disa foto nga fundjava e saj, ku shkruan: “Mirëmëngjes nga malet e Veriut”.
Topalli, një ndër kritiket më të forta të Lulzim Bashës në PD, ka lëshuar së fundmi kritika të forta ndaj kreut të ngrirë të selisë blu.
Duket se ajo ka gjetur pak kohë për t’u qetësuar para datës 22 korrik, ku demokratët do të zhvillojnë zgjedhjet për kreun e partisë.