Ashtu siç kishte paralajmëruar, ish-deputetja shqiptare Jozefina Topalli ka prezantuar, pasditen e së mërkurës, nismën e saj politike “Lëvizja për ndryshim”.
“Jam e vendosur për të mos heshtur e qëndruar mënjanë”, ka thënë ajo, derisa ka shtuar se aktualisht nuk ka as qeveri e as opozitë të besueshme.
“Asnjeri nuk është i sigurt dhe në një ditë të gjithë duhet të takohemi me sfida. Nuk kemi kohë të presim. Fushata ka filluar me po ata të tre që shantazhohen për interesa private”.
Më tej, Topalli theksoi se vendi është pa alternativë. “Ata besojnë se duke thënë gënjeshtra konstante do të zhdukin të vërtetën, por e vërteta është liria jonë. Për çdo lëvizje të re sulmojnë dhe shpifin. 3 kryetarë nuk mund të mbajnë peng 3 milionë shqiptarë”, u shpreh mes të tjerave Topalli./ A2 CNN