Vera nuk ka përfunduar ende! Bëni vetes dhe biznesit tuaj një nder dhe largohuni nga qyteti.
Unë do të nis rrugëtimin me njërën prej shoqeve të mia më të vjetra për një fundjavë larg nga pjesa tjetër e botës.
Për këto ditë çdo vit, unë nuk jam gruaja, nëna dhe punonjësja e askujt. Jam vetëm unë, duke u kthyer kur isha 18 vjeçare dhe kur dëshiroja të isha shkrimtare, njësoj si në kohën kur takova shoqen time.
Jeta bëhet e thjeshtë, dhe kur fundjava mbaron, ndihem e rimbushur, e rifreskuar dhe e ri-inspiruar.
A bëni pushime të planifikuara si këto? Studimet thonë se nuk bëni aq sa duhet. Në Amerikë, 54% e të gjithë punonjësve nuk përdorën të gjitha ditët e tyre të pushimit, sipas U.S. Travel Association. Ju lutem mos e bëni këtë. Përfitimet mendore dhe fizike të kësaj nuk mund të nënvlerësohen.
Ju nuk keni pse të shkoni larg ose të shpenzoni shumë para për të përjetuar ato përfitime. Këtu janë disa mënyra të thjeshta për të krijuar pushimin tuaj të vogël.
Lexoni diçka për qejf
Ju duhet të ikni nga bota juaj dhe të hyni në një botë tjetër që të dilni nga vetja juaj. Unë jam admiruese e librave të biznesit dhe biografive, kështu që në këtë kohë të vitit duhet të lexoj letërsi artistike. Leximi për qejf është argëtues por gjithashtu i jep trurit tuaj një shtytje. Studiuesit në Stanford studiuan aktivitetin e trurit të njerëzve përderisa lexonin Jane Austen dhe zbuluan qarkullim të rritur të gjakut në pjesët e trurit të lidhura me fokusimin në detyra. Ne të gjithë mund të përdorim këtë ushtrim të vogël për të forcuar aftësinë tonë të vëmendjes ndaj detajeve dhe të përfundimit të gjërave, apo jo?
Dilni nga shtëpia
Ushtrimet do të forcojnë trupin tuaj, dhe ecjet do të forcojnë aftësinë tuaj për t’u kënaqur. Është e vështirë të hutoheni nga problemet që i keni në zyrë kur jeni të hutuar nga bukuritë natyrore para jush. Ecjet ju detyrojnë të qartësoni mendimet tuaja, dhe shpesh e kam zbuluar se ndjehem shumë më e qetë.
Gatuani një ushqim
Sigurisht, ne hamë jashtë shumë kur jam në këto fundjava larg, por disa nga ushqimet më të mira që unë dhe shoqja ime i kemi ngrënë kanë përfshirë përbërës të thjeshtë dhe verë. Unë nuk jam kuzhiniere, kështu që po flas për spageti, salcë dhe bukë me hudhra. Por ende, ka një thjeshtësi të mirë kur i bën gjërat vetëm pa nxitim me muzikë të mirë në prapavijë. Dhe gjithashtu, gatimi dhe ngrënia e ushqimeve në shtëpi mund të përmirësojë shëndetin tuaj, sipas CDC.
Largohuni nga interneti
Kjo do të jetë një gjë e re këtë vit. Nuk ka email ose media sociale për tri ditë. Do të marr telefonin tim që njerëzit të më dërgojnë mesazhe në raste urgjente, por kjo është e tëra. Në vend se të provoj të postoj kujtime në Instagram, dua të jem prezente dhe të bëj disa fotografi në kokën time. Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se njerëzit të cilët u larguan nga Facebook për një javë patën kënaqësi më të lartë në jetën e tyre. Dhe pse mos t’a përdorim më pak?
Mos bëni asgjë
Do ju thosha të provonit meditimin sikur unë, por nuk mund të qetësohem mjaftueshëm për ta bërë vetë. Por po përpiqem. Dhe përpjekja është qëllimi me të vërtetë. Duke marrë një moment vetëm për të marrë frymë ju detyron të ndaloni së menduari për faturat ose për gjithë atë punë e cila po vjen në muajt e radhës. Është e shkurtër, por ata dy minuta të pushimit mendor mund të bëjnë ndryshim të madh.
Pra përderisa vera po shkon, ju nuk keni nevojë të shkoni në Francë, por duhet të largoheni nga koka juaj. Unë do të largohem me shoqen time më të mirë, ju çfarë do të bëni? Sigurohuni të merrni kohën për t’u rifreskuar, dhe kur e Hëna të vijë, ju do të jeni gati. (Victoria Cairl/Entrepreuner)