Jugu dhe Lindja e Evropës të shqetësuar për largimin e popullsisë

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Vendet e Evropës Jugore dhe Lindore janë më të shqetësuara për emigracionin sesa për migracionin, thuhet në një studimi të gjerë që përfshin qëndrimet e 14 vendeve të Bashkimit Evropian.

Sipas anketës, e cila u bë nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, në Spanjë, Itali, Greqi, Poloni, Hungari dhe Rumani, qytetarët thanë se emigrimi ishte më shqetësues sesa migrimi.

Rëniet më të mëdha janë në Rumani, ku popullsia është zvogëluar për gati 10% gjatë dekadës së kaluar, pasi një eksodi të të rinjve të cilët shkuan kryesisht në Evropën Perëndimore për të punuar.

Megjithatë, në vendet veriore dhe perëndimore, shqetësimet mbi migracionin i tejkaluan shumë ato për emigracionin, shkruan The Guardian, transmeton Koha.net.

Anketa u krye për të përcaktuar çështjet kryesore të shqetësimit përpara zgjedhjeve parlamentare evropiane, të cilat do të mbahen në maj.

14 vendet e anketuara do të zënë 80% të vendeve në parlamentin e ri. Sondazhi zbuloi se evropianët janë të shqetësuar për tema më të mëdha se migracioni, edhe pse kjo çështje ka dominuar politikën dhe diskutimin e BE-së gjatë mandatit pesëvjeçar të parlamentit që po largohet. Korrupsioni, nacionalizmi, terrorizmi dhe ndryshimet klimatike gjithashtu janë tema kryesore.

Sipas anketës 20% ishin të shqetësuar për emigracionin dhe 32% për migracionin. Sondazhi u krye nga YouGov dhe të përfshirë ishin rreth 50,000 njerëz.

Të ngjashme