Julian Assange ishte shumë i sëmurë për t’u paraqitur në seancën e tij gjyqësore në Londër të enjten, tha avokati i tij.
Themeluesi i WikiLeaks, 47 vjeç, po lufton kundër ekstradimit në Shtetet e Bashkuara lidhur me akuzat që tregojnë për sekretet qeveritare amerikane.
Sipas WikiLeaks, Assange është zhvendosur në burgun mjekësor, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
“Gjatë shtatë javëve në Belmarsh shëndeti i tij ka vazhduar të përkeqësohet dhe ai ka humbur në mënyrë dramatike peshën”, tha zëdhënësi.
“Avokati mbrojtës për Assange, Per Samuelson, tha se gjendja shëndetësore i Julian Assange të premten e kaluar ishte e tillë që nuk ishte e mundur të zhvillohej një bisedë normale me të”.