Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë këtë të martë se është “pak i brengosur” për ekonominë e Italisë.
Ai ka ftuar qeverinë italiane që të angazhohet më shumë që të ketë rritje ekonomike, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Pas bisedës me Kryeministrinë e Italisë, Guiseppe Conte, Juncker ka theksuar para reporterëve se ka “një dashuri të madhe” në mes të Italisë dhe Komisionit Evropian.
Roma dhe Brukseli janë përplasur vitin e kaluar rreth planifikimeve buxhetore të Italisë për vitin 2019, para se të pajtoheshin përfundimisht për një marrëveshje kompromisi që e lejoi qeverinë që të marrë më shumë hua sesa që mund ta përballonte.
Juncker ka përmendur se akordi ka qenë i bazuar në projeksionet për rritje në 2019-ën për një përqind, por ka shtuar se kjo është tash më e madhe se që është pritur.