Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Junik.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë në ora 22:45 në Junik, ka ndodhur një vrasje në tentativë.
Viktima ka raportuar në Policinë e Kosovës se, katër persona të armatosur kanë dalë prej një veture me targa vendore dhe dy prej të dyshuarve me armë kanë shtënë në drejtim të tij, shkruan në raportin e Policisë.
Ndërkaq njëri prej të dyshuarve me çekan e ka goditur viktimën disa herë.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore në dorë, këmbë dhe shpinë”.
Në vendin e ngjarjes njësitë policore gjatë ekzaminimit kanë gjetur 11 gëzhoja të revoles kalibri 9 mm dhe katër gëzhoja të armës AK-47.
Nuk dihet motivi i rastit, të dyshuarit për viktimën janë persona të panjohur.
Viktima pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman të mëtutjeshëm.