Junik: Shkrepi me armë zjarri në ajër, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 29 Pri 2023 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një person në Junik, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave janë gjetur dhe sekuestruar 10 gëzhoja të armës së zjarrit.

Në raport thuhet se tek i dyshuari është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në rast.

I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar, kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Të ngjashme