Juristja kosovare, Flutura Kusari, e ka lëvduar policinë për arrestimin e ish-konkurrentit të It’s My Love, Dardi, por më pas e ka kritikuar se nuk do të duhej të publikonin videon e tij të Tik Tokut, e cila është arsyeja se pse ai është ndaluar.
“Bravo Policisë së Kosovës për arrestimin, por publikimi i videos është gabim sepse vetëm sa ja rritë shikueshmërinë dhe video është provë e veprës së dyshuar penale”,ka komentuar Kusari në postimin në Facebook të policisë.