Justin Bieber është rritur shumë që nga koha e lansimit të hitit “Baby” kur ishte ende fëmijë.
Por këngëtari ka treguar se ende e ka brenda tij atë anën e mbrapshtë të një fëmije mistrec.
Ditën e djeshme ai është zbavitur duke dalë në rrugët e New York dhe duke trembur kalimtarët që i kalonin pranë.
Ylli 23 vjeçar është fotografuar teksa ka bërë disa fytyra shumë të çuditshme dhe qesharake.
E gjitha kjo ka patur si qëllim argëtimin dhe daljen nga rutina, pasi vetë Justin është shprehur se është lodhur nga imazhi i keq që është përcjellë të fansat.
Madje javën e kaluar ai shpenzoi 15 mijë dollar për të vendosur “protezën e arit” sipër dhëmbëve të tij. Padyshim që këto janë tekat e një djali të ri që ka arritur famën në moshë shumë të re.