Justin Bieber dhe Shawn Mendes publikojnë bashkëpunimin e tyre të parë

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Justin Bieber dhe Shawn Mendes kanë publikuar para pak orësh bashkëpunimin e tyre të parë.

Kënga titullohet “Monster”  dhe po rezulton tejet e suksesshme kështu duke numëruar për pak orë 2 milion klikime në Youtube, shkruan Express Rozë.

Kjo këngë është bazuar më shumë në jetën personale të tyre, duke treguar se si fama mund të ndryshojë jetën dhe se si bashkë me famën vijnë edhe probleme të ndryshme.

“Kjo këngë është për mënyrën se si shoqëria i ngre në piedestal personazhet e famshëm dhe më pas i shikojnë duke u rrëzuar dhe kjo duket sikur është pjesë e argëtimit. Dhe është e vështirë. Justin u zhyt thellë në këtë këngë. Unë dhe ai dje folëm bashkë për 1 orë në celular dhe patëm biseda shumë të thella. Ky është një moment i plotë për mua, ky djalë ishte arsyeja pse unë nisa të këndoja. Unë isha vetëm 9 vjeç kur doli kënga “One time” dhe unë u përfshiva shumë në të. Ai ishte si Elvis për mua. Kjo është një nga këngët më të veçanta që unë kam shkruar, sepse ne kemi bërë biseda shumë njerëzore bashkë dhe kemi treguar të vërtetat tona në të”, është shprehur Shawn gjatë një interviste për projektin më të fundit me Justin.

Pritet që këtë këngë, Justin Bieber dhe Shawn Mendes ta performojnë për herë të parë bashkë në një skenë për “American Music Awards”.

Të ngjashme