Justin Bieber më në fund gjeti pak kohë për veten! Këngëtari 23-vjeçar u prit nga një valë e madhe e fansave pasi doli nga një klub nate me disa shokë, në Londër, Angli, transmeton Klan Kosova.
Gjatë asaj nate, Justin u përpoq të mbante një profil të ulët në një xhaketë të zezë, pasi ishte për një darkë në njërin nga restorantet e qytetit. Këngëtari është në Londër për koncertin e fundit nga turneu i tij botëror.
Në fund të këtij muaji, Justin do të nisë turneun e tij në SHBA dhe Teksas.