Justin Bieber është duke i paditur në gjyq dy përdorueset e Instagramit të cilat e akuzuan për sulm seksual, në një proces gjyqësor i cili do të shkojë deri në 20 milionë dollarë.
Këngëtari 26 vjeçar para disa ditëve mohoi akuzat e bëra nëpër mediet sociale nga dy femra të njohura vetëm si Danielle dhe Kadi, pasi që e akuzuan këngëtarin se i kishte sulmuar seksualisht gjatë dy incidenteve të ndryshme në vitin 2014 dhe 2015.
Pasi që mohoi akuzat dhe dha dëshmi se kishte qenë diku tjetër gjatë kohës së akuzës së parë, tani ai ka marrë edhe veprime ligjore për të paditur me akuza të shpifjes që të dy përdorueset e medieve sociale, për të cilat ai beson se mund të jenë i njëjti person.
Sipas dokumenteve gjyqësore, këngëtari i famshëm ka “dëshmi të pakundërshtueshme për të dëshmuar se këto akuza ndaj tij janë rrena të tmerrshme dhe të fabrikuara”.
Këngëtari është duke bërë padi me 20 milionë dollarë në dëme, duke kërkuar nga 10 milionë për secilën akuzë.