Justin Bieber thyen heshtjen pasi u akuzua për “mosrespektim” të Haileyt

Prishtinë | 25 Mar 2025 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Justin Bieber ka thyer heshtjen pasi u akuzua për mosrespektim ndaj gruas së tij Hailey me një storje “meme” në Instagram.

Ai publikoi një video “funny”, ku thuhej se ‘si reagoj unë kur gruaja ime është me nerva”.

Për t’i qetësuar fansat, Bieber publikoi një fotografi me Hailey nga restauranti.

Këngëtari, 31 vjeç, u përpoq të qetësonte stuhinë me një foto të ëmbël të Hailey-t në një restorant, ndërsa fansat e tij e akuzuan për mosrespektim të gruas së tij.

Meme-ja e tij e mëparshme ‘mosrespektuese’ vjen në kontekstin e frikës së përhapur për martesën e tensionuar të Justin dhe Hailey, së bashku me shqetësimet e fansave për shëndetin e krijuesit të hiteve pas fotografive të shumta në të cilat ai është dukur i dobët dhe i zhveshur.

Të ngjashme