Justin Bieber publikisht ka mohuar që religjioni mund të ketë luajtur rol në vendimin e tij për anulimin e turneut Purpose, saktësisht të 14 koncerteve të mbetura të këtij turneu.
Përderisa ai ishte në darkë në Beverly Hills, ishte pyetur për anulimin e turneut dhe arsyes që ka të bëj me besimin e tij, dhe ai kishte shfaqur një habi të madhe.
Ndërsa disa burime të TMZ të afërta me Kishen Hillsong, ku Justin shkon rregullisht, kanë thënë që ai absolutisht ka ndërprerë turneun ngaqë ia ka ri-dedikuar jetën e tij Krishtit.
E Justin ka thënë që ai veçse e ka treguar arsyen e anulimin të turneut, e që është nevoja për pushim pas dy vjetësh udhëtime.