Këngëtari i famshëm, Justin Timberlake, Missy Elliott dhe kompozitori i njohur, Alex Lacamoire pranuan të shtunën doktoraturë nderi nga Kolegji prestigjoz i Berklee i Muzikës në Boston.
Pas ceremonisë së diplomimit, ata ndan me të pranishmit disa fjalë me mesazhe të fuqieshme për të rinjtë.
Ata iu bënë thirrje të gjithëve që të mos i ndërpresin ëndrrat e tyre, duke treguar se kurrë nuk është vonë të rikthehesh në kolegj.
“Ju jeni të përcaktuar nga ajo që përcaktoni dështimin si. Nuk është gjë nëse ju çon në suksesin tuaj. Kjo është e gjitha pjesë e udhëtimit”, ka thënë Timberlake pas marrjes së titullit.
Për ta bërë më komike situatën, këngëtari 38-vjeçar tha se shpreson që ta shohë këtë klasë diplomimi një ditë në skenën e muzikës.
“Takohemi në studio, dua të iu shoh të gjithëve atje!”, iu drejtua ai kolegëve të tij gjithashtu të diplomuar.
I njëjti ka publikuar disa fotografi edhe në rrjetin social Instagram, duke treguar se u ndje tejet i veçantë pas pranimit të titullit të doktoratës.
”Nuk ka ëndërr që është shumë e madhe … Vazhdoni !!! Më besoni mua … Unë jam një doktor! Por, vërtetë … FALEMINDERIT Barklee College për këtë nder të pabesueshëm, unë jam shumë i përulur dhe mirënjohës”, ka shkruar Justin në mbishkrimin e fotografisë.