“Jutarnji List”: Assad dhe familja e tij do të jetojë afër me familjen e Millosheviqit, në vilat luksoze që iu ka siguruar Putini

Prishtinë | 13 Dhj 2024 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Portali kroat “Jutarnji” shkruan që Asad dhe familja e tij do të jeton afër me familjen e Millosheviqit në villat luxoze që iu ka siguruar Putin.

Përveç familjes së Millosheviqit, janë edhe tre diktator tjerë , Askar Akayev nga Kirgistani (i rrëzuar nga ‘revolucioni i tulipanëve’ në 2005), Aslan Abashidze nga Gjeorgjia (i dënuar në mungesë për terrorizëm dhe vrasje ) dhe ish-presidentit ukrainas Viktor Janukoviç.

Jutarnji List, gazetë prestigjioze kroate shkruan se në Rusi ndodhet një fshat ku presidenti rus Vladimir Putin koleksionon ish-diktatorët që tashmë kanë ikur nga vendi i tyre.

Përkatësisht, sipas List, në perëndim të Moskës është fshati i vogël Barvikha. Kur ecni në rrugën kryesore, vendi nuk duket shumë i ndryshëm nga fshatrat e tjerë rusë.

Gjatë periudhës sovjetike, gazeta raporton se shtëpitë në këtë fshat iu ndanë zyrtarëve të lartë politikë dhe rusëve të tjerë të merituar dhe besnikë.

Por tani ajo është shtëpia e manjatëve të pasur dhe diktatorëve të rrëzuar dhe familjeve të tyre.

“Familja e ish-presidentit të Serbisë, kasapit të Ballkanit Slobodan Millosheviq, dhe të paktën tre diktatorë të tjerë të rrëzuar janë gjithashtu atje: Askar Akayev nga Kirgistani (i rrëzuar nga ‘revolucioni i tulipanëve’ në 2005), Aslan Abashidze nga Republika Autonome Ayar e Gjeorgjisë (i dënuar në mungesë për terrorizëm dhe vrasje në atdheun e tij) dhe ish-presidentin ukrainas Viktor Janukoviq (i cili u largua pas ‘Revolucionit të Dinjitetit’ të vitit 2014). Bashar dhe Asma al-Assad besohet të jenë shtesat më të fundit në koleksion”, shkruan gazeta kroate.

Të ngjashme