Juventusi raportohet se po bën gati një ofertë për mesfushorin e Arsenalit, Jack Wilshere.
26-vjeçari mbetet pa kontratë këtë verë dhe akoma nuk ka vendosur për të ardhmen nën urdhrat e trajnerit të ri Unai Emery.
Situata e Wilsheret ka nxitur interesim nga shumë skuadra, përfshirë “Zonjën e Vjetër” që thuhet se ka bërë gati ofertën për anglezin.
Sipas “DailyMail”, Emery dëshiron ta mbajë Wilsheren, por oferta e re nuk ka përmbushur kërkesat e mesfushorit.