Ansu Fati nuk do të largohet nga Barcelona.
Klubi katalan ka bllokuar “xhevahirin” e tij (i lindur në vitin 2002), duke saktësuar se sulmuesi nuk do të përfshihet në asnjë shkëmbim.
Gazeta “Sport” shkruan se sulmuesi kërkohet nga disa klube. Mes tyre është edhe Juventusi, që pas refuzimit të Arthurit ka hedhur sytë nga adoleshenti i Barçës, të cilin dëshiron ta përfshijë në marrëveshjen e mundshme për Pjanicin.
Në këtë pikë, të dy klubet do të duhet të gjejnë marrëveshje të tjera për të lehtësuar transferimin e Miralem Pjanicit, të cilin trajneri Quique Setien e pëlqen shumë.
Nga ana tjetër, Maurizio Sarri ëndërron Jorginhon, me të cilin ka punuar fillimisht te Napoli e më pas te Cheslea.
Jorginho shihet si zëvendësuesi më i mundshëm për Pjanicin, që duket se karrierën do ta vazhdojë në Barcelonë.