Largimi i Gianluigi Buffon i ka detyruar drejtuesit e Juventusit që të lëvizin për të siguruar një portier.
Sipas medieve italiane, biankonerët janë afër të finalizojnë marrëveshjen me portierin e Genoas, Mattia Perin.
Të mërkurën pritet një takim me drejtuesit e dy skuadrave për ta finalizuar marrëveshjen, shkruan indeksonline.
Juventus do të ofroj 20 milionë për Genoan dhe një kontratë pesë vjeçare për Perin.
Kontrata e portierit përfundon në vitin 2019 dhe ai ka shprehur dëshirën për të luajtur në një klub më të madh.