Juventus është në fazën finale të bisedimeve me përfaqësuesit e mbrojtësit Federico Gatti për vazhdimin e kontratës, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
Kontrata e re e gjigantit italian me 25 vjeçarin do të jetë valide deri në qershor të vitit 2028.
Juventus kishte blerë kartonin e Gattit në janar të vitit 2022 nga Frosinone për 5.4 milionë euro.