Juventus bën hapat e parë për Zhegrovën, por Marseille mbetet konkurrenca kryesore

09.09.2023; Pristina; Fussball Nationalmannschaft Euro 2024 Qualifikation - Kosovo - Schweiz; Granit Xhaka (SUI) mit Edon Zhegrova (KOS) (Toto Marti/Blick/freshfocus)
Prishtinë | 17 Gus 2025 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Juventusi duket se po shfaq interes të madh për talentin kosovar Edon Zhegrova, i cili aktualisht luan te Lille.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, klubi italian ka kontaktuar së fundmi për të marrë informacione mbi gjendjen e lojtarit dhe mundësinë për ta transferuar atë gjatë javëve të fundit të merkatos.

“Juventus ka kontaktuar për të marrë informacion mbi Edon Zhegrovën si një opsion për javët e fundit të merkatos”, shkruan Romano, duke treguar se bardhezinjtë e konsiderojnë Zhegrovën një opsion të mundshëm për përforcimin e skuadrës.

Megjithatë, situata nuk duket se është e qetë për Juventusin. Olympique Marseille po zhvillon bisedime të avancuara për lojtarin, duke e konsideruar Zhegrovën targetin kryesor të skuadrës.

“Olympique Marseille është në bisedime të avancuara, pasi Edon Zhegrova është objektivi i tyre kryesor, siç është zbuluar ekskluzivisht⚪️🔵,” shton Romano, duke theksuar se francezët janë duke e ndjekur situatën nga afër dhe mund të përfundojnë marrëveshjen para përfundimit të merkatos.

Të ngjashme