Sipas Sky Sports, skuadra italiane Juventus i ka hyrë garës për të nënshkruar kontratë me sulmuesin anglez, Callum Hudson-Odoi.
Është raportuar se edhe skuadrat, RB Leipzig dhe Bayern Munich, janë të interesuara që lidhin një marrëveshje me futbollistin Hudson-Odoi, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo për ta përvetësuar atë, Chelsea e ka caktuar një çmim prej 33 milionë eurosh.