Juventus nuk po heq dorë nga Fabinho i Monacos.
Sipas Calciomercato.com, Juventusi ende është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Monacos, Fabinhos.
Kampioni i Italisë e ka kërkuar Fabinhon edhe gjatë verës, por kishte hequr dorë për shkak të çmimit të lartë.
Por, Bianconerët po mendojnë që gjatë verës së ardhshme sërish të tentojnë transferimin e Fabinhons.
Ky i fundit kërkohet edhe nga Manchester United dhe Paris Saint-Germain.