Mesfushori gjerman, Sami Khedira, mund të largohet nga Juventus nëse kjo e fundit ia arrin qëllimit për ta përvetësuar futbollistin Aaron Ramsey.
Sipas Calcio Mercato, Khedira nuk vlerësohet shumë në skuadrën italiane dhe nëse Ramsey i bashkohet klubit, atëherë gjermani do të vendoset edhe më poshtë në listën e renditjes, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Kontrata aktuale e Kheidras me Juventusin pritet të skadojë gjatë vitit 2021.
Mirëpo disa zëra brenda klubit kanë bërë të ditur se ai mund të largohet gjatë verës që vjen.