Juventusi dhe Paris Saint-Germani mund t’i shkëmbejnë lojtarët.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit të Juventusit i kanë ofruar PSG-së, Paulo Dybalan për Mauro Icardin.
Dybala nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës dhe do të shitet gjatë kësaj vere. Në situatë të njëjtë është edhe Icardi, që do të largohet nga PSG-ja.
Për Dybalan interesim kanë shprehur edhe skuadra si Manchester Unitedi dhe Arsenali.