Juventusi do të përballet me Zenitin në rrethin e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Allianz Stadium”, me Zonjën e Vjetër që cilësohet si favorite.
Për këtë sfidë, Juventusi do të jetë pa Mattia de Sciglion që është i lënduar, derisa në dyshime është Moise Kean.
Në anën tjetër, Zenit ka mungesa si Magomed Ozdoev dhe Douglas Santos që janë po ashtu të lënduar, gjersa në dyshime është Malcom.
Formacionet e mundshme:
Juventus: Szczesny, Sandro, Chiellini, Bonucci, Cuadrado, Chiesa, Bentancur, Locatelli, Rabiot, Dybala, Morata.
Zenit: Kritsyuk, Rakitskiy, Chistyakov, Lovren, Karavaev, Wendel, Kuzyaev, Sutormin, Mostovoy, Claudinho, Azmoun.