Sipas “Gazzetta dello Sport”, Juventusi ka ofruar 25 milionë euro për mesfushorin gjerman të Liverpoolit, Emre Can.
Lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Massimiliano Allegri dhe do të ishte një përforcim i madh për mesfushë.
Vetëm 5 milionë i ndajnë të dy skuadrat nga marrëveshja, pasi Liverpool dëshiron 30 milionë euro.
Can u transferua në vitin 2014 nga Bayer Leverkusen dhe ka kontratë vetëm deri në vitin 2018.