Juventusi ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të Manchester Cityt, Aymeric Laporte.
Sipas gazetës Tuttosport, Juve është i interesuar për reprezentuesin spanjoll, duke e ditur se ai është i pakënaqur me kampionët e Ligës Premier.
Juventusi po shikon Laporten si opsion ideal pasi humbi shërbimet e Merih Demiral, i cili kompletoi kalimin te Atalanta javën e kaluar.
Bardhezinjtë do të kërkojnë një marrëveshje huazimi për Laporte, megjithëse e dinë se ata përballen me konkurrencën nga Barcelona.
Nga ana e tij, Laporte është i etur të largohet nga City në kërkim të futbollit të rregullt të ekipit të parë.
Dëshirën e Laportes për largim nga Etihad e ka konfirmuar edhe trajneri Pep Guardiola.