Juventusi dhe Barcelona mund të shkëmbejnë Ivan Rakiticin dhe Douglas Costan në një shkëmbim kokë më kokë këtë verë.
Të dy gjigantët kishin qenë të lidhur vazhdimisht për të bërë biznes së bashku në afatin kalimtar të janarit, megjithatë asgjë nuk u materializua kurrë.
Sipas transmetuesi spanjoll TV3 spekulon se të dy klubet mund të bëjnë biznes këtë verë, duke përfshirë një shkëmbim të drejtpërdrejtë midis Costa dhe Rakitic.
Juve ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje për kroatin dhe ideja u përfol për një tjetër marrëveshje shkëmbimi, por me Federico Bernardeschi si shkëmbyes dhe jo anësori brazilian.
Barca, nga ana e tyre, raportohet se është admirues i madh i anësorit sulmues 29-vjeçar, me gjithë rekordin e tij të dëmtimeve.
Costa ka humbur shumë ndeshje këtë sezon shkaku i lëndimeve të ndryshme dhe bardhezinjtë mund të vendosin të largojnë ish-lojtarin e Bayern Munichut.