Juventusi është duke punuar intensivisht për të vazhduar kontratën me Paulo Dybalan.
Bisedimet mes klubit dhe lojtarit kanë filluar tash e një kohë por nuk është gjetur ende gjuhë e përbashkët.
Sipas mediave italiane, të dyja palët janë të gatshme të vazhdojnë bashkëpunimin.
Dybala raportohet se ka kërkuar pagë prej mbi 10 milionë euro në sezon, ndërsa kjo kërkesë pritet t’i plotësohet.
Trajneri Andrea Pirlo llogarit në shërbimet e sulmuesit argjentinas. Dybala ka kontratë me “Zonjën e Vjetër”, deri në vitin 2022.