Juventusi dhe Manchester City e kanë kompletuar marrëveshjen për shkëmbimin e Felix Correia dhe Pablo Morenon.
Felix Correia ka nënshkruar për Juventusin, ndërsa Pablo Moreno për Manchester City, pasi të dy talentet e rinj i kaluan me sukses testet mjekësore, transmeton Gazeta Express.
Kjo ishte marrëveshje shkëmbimi kokë me kokë, pasi të dy futbollistët vlerësoheshin nga 10 milionë euro secili.
Tani pritet vetëm konfirmimi zyrtar nga të dy klubet.
Correia është 19-vjeçar dhe luan si anësor i djathtë. Ai është pjesë e ekipit kombëtar U19 të Portugalisë dhe sezonin e kaluar e kaloi në huazim te AZ Alkmar.
Moreno, një vit më i ri, është qendërsulmues spanjoll dhe kërkohej edhe nga Barcelona.