Juventusi ka vendosur të shesë dy mesfushorët, Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot këtë verë.
Sipas gazetës La Repubblica, dy mesfushorët nuk përshtaten më në planet e klubit për të ardhmen, pasi ata nuk kanë bindur që nga arritja e tyre në klub.
Juventusi nënshkroi të dy si transferime falas në verën e vitit 2019, kur erdhën nga Arsenal dhe Paris Saint-Germain.
Rabiot ka luajtur 75 ndeshje që nga lëvizja e tij nga kryeqyteti francez, ndërsa Ramsey është paraqitur 63 herë për Bianconerët.
Të dy nënshkruan marrëveshje deri në qershor të vitit 2023 dhe kanë kontrata valide, por sipas medieve italiane, Juventusi po kërkon t’i zëvendësojë ata në afatin kalimtar të ardhshëm.
Sipas La Repubblica, “Zonja e Vjetër” shpreson të nënshkruajë me Hakan Calhanoglu e Milanit, pasi kontrata e tij skadon këtë verë.
Emri i dytë i përmendur është mesfushori i Sassuolo dhe Italisë, Manuel Locatelli, që pëlqehet nga shumë klube.