Juventusi i kthehet fitoreve në Serie A, shkëlqen Cristiano Ronaldo

Prishtinë | 15 Dhj 2019 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Pas dy ndeshjeve radhazi pa fitore(një barazim dhe një humbje), skuadra e Juventusit ka arritur që t’i kthehet fitoreve në Serie A.

Kampioni në fuqi italian ka arritur që të shënoi fitore të pastër ndaj Udineses në ndeshjen e vlefshme për javën e 16’të në kampionatin italian.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Allianz Stadium’ përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të ‘Zonjës së Vjetër’, me të tre golat që u shënuan në pjesën e parë.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Cristiano Ronaldo me dy gola, teksa goli i tretë u shënua nga Leonardo Bonucci.

Juventusi tani ka 39 pikë dhe rrëmben pozitën e liderit me vetëm një pikë më shumë se Interi që ndeshjen e kësaj jave e luan ndaj Fiorentinas.

Kurse, Udinese mbetet me 15 pikë dhe zë pozitën e 17 në tabelë./GM

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme